Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia Rrugore e Elbasanit i ka kushtuar vëmendje monitorimit të rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, duke u fokusuar te respektimi i sinjalistikës dhe dhënia e përparësisë për këmbësorët. Policia bën me dije se janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të garantuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe teknike të tyre.