Autorët e plagosjes së Marklen Hakës e kanë ndjekur shënjestrën e tyre për disa minuta, teksa kanë pritur momentin e duhur për të shtënë me breshëri kallasnikovi. Dëshmia e 31-vjeçarit nuk ishte aspak ndihmesë për hetuesit, për faktin se ai nuk mundi të identifikojë jo vetëm autorët, por as makinën me të cilën udhëtonin.