Për prindërit do të ketë lehtësim të barrës tatimore, duke filluar nga viti i ardhshëm. Për të ardhurat e vitit 2025 do të zbatohet deklarata e re e të ardhurave personale, e njohur si DIVA, që parashikon zbritje nga baza tatimore për të gjithë ata që kanë fëmijë dhe shpenzojnë për arsimimin e tyre.