Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria janë zotuar të dërgojnë në total 20 mijë trupa ushtarakë në Gaza, si pjesë e kontributit të tyre në bordin e paqes të sapokrijuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Gjenerali i Ushtrisë Amerikane, Jasper Jeffers, i cili është emëruar kreu i Force të sapokrijuar Ndërkombëtare të Stabilizimit që do të shërbejë për stabilizimin e Gazës, deklaroi se kontingjenti indonezian në mision ka pranuar pozicionin e zëvendëskomandantit.