Ky është momenti kur një 20-vjeçar I cili kaloi me të kuqe semaforin tenton të korruptojë një punonjës policie në Tiranë. Ai u prangos nga uniformat blu për korrupsion aktiv. I riu I cili u kap në shkelje për të evituar gjobën, I ofroi efektivit 2000 lekë ryshfet me qëllim që të mos e ndëshkonte. Ky veprim I kushtoi atij rëndë, pasi u vendos menjëherë në pranga. Me arrestimin e tij, numri I personave të arrestuar “për Korrupsion aktiv” ndaj punonjësve të policisë rrugore ka shkuar në 82.