Skuadrat e vëzhguesve të Bashkimit Europian, kanë mbërritur në qendrat e votimit në gjashtë bashkitë e vendit, ku po zhvillohet procesi i zgjedhjeve të pjesshme lokale. Janë në total 20 ekipe vëzhguese të Bashkimit Europian, të cilët po ndjekin nga afër procesin zgjedhor, për të garantuar ruajtjen e integritetit dhe demokracisë në zgjedhjet e pjesshme lokale.