Tjetërsimi i një toke në zonën e Livadhit në Himarë, mund ti kushtojë ish kryebashkiakut Jorgo Goro 2 vite burg në rast se gjendet fajtor nga Gjykata e Posaccme për veprën penale “shpërdorim detyre”. Prokurori Elvin Gokaj lexoj pretencën përpara togave të zeza dhe kërkoi që Goro të shpallet fajtor dhe të dënohet me 2 vite, ndërsa për ish drejtorin e drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë Vasillaq Strakosha organi akuzës kërkoi 1 vit e 6 muaj.