Një vajzë 10 vjeç dhe një tjetër 17 vjeçe, janë shpëtuar nga mbytja në det falë ndërhyrjes në kohë të disa pushuesve dhe të policisë së Kavajës. Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa mësohet se dy vajzat e shpëtuara ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, nën mbikqyrjen e mjekëve.