Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të shuajë dilemën e këtyre ditëve, do t’ia japë ukrainës Tomahaëk-ët apo jo. Nëse Kievi do t’i kishte ato, situata në fushën e betejës do të ndryshonte ndjeshëm. Por cfarë janë raketat Tomahaëk? Kjo e fundit u krijua në vitet '70, mes tensioneve të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Raketa lundruese është konceptuar për të fluturuar në largësi të mëdha, mjaftueshëm ulët për të shmangur shumicën e radarëve, me shpejtësinë e një avioni pasagjerësh.