Një 53-vjeçar është arrestuar ndërsa djali I tij është shpallur në kërkim pasi po transportonin me një furgon 59 emigrantë nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Adoleshenti 18-vjeçar ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira. Ndërsa 53-vjeçari, babai I të riut ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi të caktuar nga gjykata për veprën penale ‘Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ dhe ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar rreth 2 mijë euro me qëllim që të mos kryenin veprimet procedural për këtë rast.