Top News – 2.5 tonë drogë nga Shqipëria/ Megaoperacion në Mal të Zi, arrestohen 24 vetë
10/02/2021 21:16

Operacioni I koduar "Kurthi” nw Malin e Zi ka cuar nw pranga 24 persona, organizatorë dhe anëtarë të një organizate kriminale, të akuzuar për kontrabandë me sasi të mëdha marijuane që transportohej nga Shqipëria, përmes Malit të Zi dhe disa vendeve të rajonit, dhe kontrabandohej drejt Bashkimit Europian, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi."Në hetimin e deritanishëm, duke ndërprerë rrugët e kontrabandës të përdorura nga anëtarët e këtij grupi kriminal, u gjetën dhe u konfiskuan gjysmë ton marijuanë. I njëjti grup akuzohet për kontrabandë të dy tonëve e gjysmë marijuanë", thuhet në deklaraten e policisë. Mwsohet se janw kryer bastisje nw 30 banesa dhe kanw pwrfunduar nw pranga 15 persona nga Ulqini, 7 nga Nikshici, njw nga Podgorica e njw nga Tivari. "Në këtë operacion u angazhuan 180 oficerë policie - anëtarë të Sektorit të Policisë Speciale, Policisë Kufitare dhe të Stacionit të Ulqinit, Qendrës së Sigurisë së Tivarit, Qendrës së Sigurisë Nikshiq, Qendrës së Sigurisë Herceg Novi, Qendrës së Sigurisë së Podgoricës, etj. Nën drejtimin e Departamentit për Luftën ndaj Kontrabandës së Drogave", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.Policia malazeze në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15