Shqipëria vijon të paguajë fatura të majme për mbrojtjen në proceset gjyqësore financiare në arbitrazhet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paguar 2.3 milionë euro fatura për zyrat ndërkombëtare të avokatisë.