Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara më shumicë serbe, në veri të Kosovës. Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit.