Në kuadër të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Koosvës, politiika shqiptare ka dërguar mesazhe urimi për bashkëkombasit tanë. Kryeministri Edi Rama përmes një urimi në rrjetin social Facebook uroi me Fotoalbumin e vizitës të së hënës në Prishtinë ku u takua me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti. Rama shpreh keqardhjen që s’mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e padrejtësisë ndërkombëtare në Hagë.