18 vite burg ka caktuar Gjykata e Elbasanit për Sokol Sanxhaktarin dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini për vrasjen e Florian Lamçes më 30 korrik të 2020-ës. Po me 18 vite është dënuar dhe shoku I tij Adriano Hajdari. Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja u dënuan me nga 5 vite, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.