Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme dimërore po lëvizë në lindje përgjatë Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar tornado në shtetet jugore dhe duke mbuluar me borë pjesën tjetër të vendit. Një djalë 8 vjeç, dhe nëna e tij 30-vjeçare, vdiqën në Luiziana, pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado. Po ashtu, një grua 54-vjeçare vdiq në këtë shtet për shkak të shkatërrimit të shtëpisë së saj nga tornadoja.