OKB ka deklaruar se situata humanitare në Ukrainë pritet të përkeqësohet nëse trendi aktual vazhdon dhe planifikon të sigurojë ndihmë humanitare për 11 milionë ukrainas këtë vit. Përfaqësuesi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Ukrainë, deklaroi se pushtimi rus ka çuar në një krizë të rëndë humanitare.