Që prej datës 9 mars, kur u shfaqën dy rastet e para me koronavirus e për çdo ditë tjetër, që nuk dihet përsa kohë do të vazhdojë, informacioni zyrtar është përcjellë nga disa zonja. Të ndryshme për çdo ditë, ato me saktësinë e tyre, ftohtësinë, artikulacionin, por edhe profesionalizmin në të njëjtën orë përcjellin dhe vijojnë të përcjellin për shqiptarët të dhënat e virusit "flamë" që bëri dhe po bën kërdinë në të gjithë botën e deri tani ka marrë mijëra jetë njerëzish.