“Qumështi i gomaricës ka shijen e dashurisë”, thotë Fatiko Basha teksa përkëdhel të preferuarën e saj, Lizën, përpara se të mbledhë qumështin e saj. Ajo gjithashtu bën edhe atë që njihet si një nga djathrat më të shtrenjtë në botë. Në një fermë të vogël në Gjirokastër, Basha dhe bashkëshorti i saj Veiz përdorin qumështin e gomaricës për të bërë djathë, gjizë ose hirrë. Për mijëra vjet, ky qumësht është vlerësuar për virtytet e tij të shumta. Legjenda thotë se Kleopatra zhytej në banjot e qumështit të gomaricës që i garantonin bukurinë dhe rininë e saj. E duke lënë mënjanë legjendat, qumështi i gomaricës "shëron fëmijët, është një ilaç natyral për rrugët e frymëmarrjes, alergjitë dhe sistemin imunitar", thotë Fatiko Basha.