Një 15-vjeçar është aksidentuar me biçikletë në aksin rrugoz Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur ‘Pishat’, shumë pranë qytetit të Bulqizës. Dyshimet e para janë që 15-vjeçari të ketë humbur ekuilibrin dhe të jetë rrëzuar, për shkak edhe të pjerrësisë në aksin rrugor ku ishte duke lëvizur, megjithatë momentalisht nuk përjashtohet as pista e përplasjes nga ndonëj mjet tjetër, I cili mund të jetë larguar nga vendngjarja.