Kremtimi i festës së ndërrimit të viteve është shoqëruar me disa incidente. Menjëherë pas orës 12, drejtori i Policisë së Tiranë, Tonin Vocaj, dha një prononcim për mediet, ku bëri me dije se në kryeqytet janë plagosur nga fishekzjarret 12 persona, 4 prej të cilëve në gjendje më serioze.