Xhelal Reçi ka marrë 2 plumba pistolete në trup, ndërsa autorët kanë qëlluar 15 herë me drejt tij. Ish-efektivi mbeti i vrarë në qendër të Laçit mëngjesin e kësaj të hëne, teksa autorët mundën të largohen. Policia bën me dije se atentatorët u larguan me automjetin tip “Toyota” i cili u gjet i djegur në Milot.