Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, përcolli mirënjohje për rolin që vendi ynë ka luajtur në OKB kundër sulmit rus. Sipas tij kjo mbështetje i ka kujtuar atij Nënë Terezën. Duke u ndalur tek sulmet dhe barbaritë ruse, Zelensky kishte edhe disa kërkesa drejtuar vendit tonë.