Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me denoncimet e asaj që e konsideron si farsa elektorale e 11 majit. Sipas tij mbi 15 mijë vota nuk kanë ardhur nga Italia. SINK Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike.