Kreu I SPAK, Arben Kraja ka bërë ditën e sotme një panoramë të gjithë punës së kryer nga ky institucion. Sipas tij, vendimarrjet e këtij institucioni nuk mund të vihen në dyshim apo të kthehen pas. Më tej Kraja ka bërë me dije bilancin e punës, ku në total në dy vite janë kryer më tepër se 800 procedime penale.