Reshjet e dendura të shiut vijojnë të jenë prezente edhe këtë të hënë, ku në disa qarqe të vendit raportohen përmbytje, rrëshqitje dherash, bllokim rrugësh e ndërprerje të energjisë elektrike. Në Shkodër, niveli i lumit Drin ka shënuar rënie me 45 centimetër krahasuar me një ditë më parë. Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është 1400 hektarë, ndërkohë në njësinë Administrative Ana e Malit 1300 hektarë është e përmbytur.