Gjykata e Korçës ka lënë në burg, 21-vjeçarin, babain e foshnjës që lindi 14-vjeçarja e komunitetit rom. 21-vjeçari, bashkëjetonte prej më shumë se një viti me të miturën, e cila ndërsa priste vendimin e gjykatës jashtë dryerve, ishte në gjendje emocionale të rënduar. Avokat Gentian Serjani u shpreh se për të riun kërkohej një masë më e lehtë sigurie, pasi nëna nuk ka mundësi ekonomike të ushqejë fëmijën e sapo ardhur në jetë.