Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë filluar hetimet për efektivët e policisë, të cilët ishin në shërbim ditën kur ndodhi masakra me katër të vrarë e dy të plagosur në Velipojë. Siç është bërë publike në media dyshohet se uniformat blu kanë qenë në dijeni të konfliktit që ekzistonte mes dy familjeve për ndarjen e metrave katrorë e për shellonët e plazhit të Velipojës.