Shqipëria ka shumë vende, që janë kthyer në pikat të vizitueshme nga shumë turistë vendas e të huaj. Por në këtë fillim muaji, kur nis zyrtarisht edhe pranvera, Mali i Jezercës në zemër të alpeve më e larta dhe që arrin në 2694 metra ka pritur një grup të rinj të apasionuar pas alpinizmit. Jezerca është maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas malit të Korabit dhe shërben në jo pak raste si pikë referimi.