Komisioni i rithemleimit të Partisë Demokratike tashmë ka në duar një vendim gjykate, i cili legjitimon statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar të kryesuar nga ish kryeministri, Sali Berisha. Megjithatë ky vendim nuk i ka sfumuar ende tensionet mes demokratëve. Këtë të mërkurë në orën 13, Berisha do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.