Gjatë muajve qershor, korrik dhe deri më 14 gusht strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë angazhuar maksimalisht në identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të zjarrvënieve që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve dhe pasuritë natyrore e private. Në total janë identifikuar 137 autorë të dyshuar për zjarrvënie, prej të cilëve 46 janë arrestuar dhe 91 të tjerë janë proceduar penalisht.