Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik Zef Laska, në një deklaratë për mediat foli për masat e marra nga policia e shtetit, për garantimin e rendit publik lidhur me ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Izrael. Laska bëri me dije se gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, 1 mijë e 300 punonjës policie, do të jenë në shërbim, për sigurimin e futbollistëve të të dyja ekipeve, mbajtjen në kontroll të qarkullimit rrugor si dhe për një sërë kontrollesh të tjera.