Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me sulmin vdekjeprurës në një sinagogë në jeruzalemin lindor, të premten. Shtatë persona u vranë dhe të paktën tre të tjerë u lënduan në sulmin më vdekjeprurës të këtij lloji, në vitet e fundit. Incidenti ndodhi në lagjen Neve Yaakov, në qytet, rreth orës 20.15 minuta të mbrëmjes së të premtes. Policia tha se dy persona u lënduan të shtunën në një sulm tjetër terrorist jashtë qytetit të vjetër. Policia tha se autori i sulmit të dytë ishte një djalë vetëm 13 vjec. ajo tha se ai ishte neutralizuar por nuk dha më shumë detaje