Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi dënimin me 13 vite për Gjevi Ndokën, i arrestuar për dosjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit. Më herët, bashkë me Gjevi Ndokën për të njëjtën cështje është dënuar dhe Mimoza Ndoka. Ata janë vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, ndërsa u janë sekuestruar pasuri me vlerë 55 milionë euro.