13 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë izoluar të gjitha, ndërkohë në disa prej tyre po mbahet situata nën monitorim. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 118 forca operacionle, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese.