Shfaqja e variantit Delta, ka rritur paralelisht edhe shifrat e personave të infektuar në vendin tonë, ku vihet re një rritje drastike e rasteve të reja. Ministrja e Shëndetësisë ka raportuar bilancin ditorë, ku bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3025 testime, nga të cilat vetëm 47 raste janë konfirmuar pozitivë me Covid 19.