Shteti bullgar do të duhet të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari. Nëse përfundimisht nga hetimet rezulton se shkak për aksidentin e rëndë ishin kushtet e rrugës, atëherë Bullgaria I detyrohet 125 mijë euro familjarëve për një viktimë nga ky aksident në autostradën e Sturmës. “Faji për incidentin është kompleks, si me shoferin e autobusit ashtu edhe me infrastrukturën në zonën e aksidentit”,- është shprehur avokati bullgar Nikolaj Dimitrov. Ky I fundit është shprehur se shoferi nuk i ka respektuar kushtet e rrugës në të cilat ka pasur shikueshmëri të zvogëluar, por nga ana tjetër mund të vërtetohet se fajin e kanë kushtet e rrugës, infrastruktura dhe mirëmbajtja e saj.