Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e aplikimeve për 1200 kredi të buta. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kjo u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.