Gruaja e arrestuar nën dyshimin si përgjegjëse për realizimin e sulmit me bombë që tronditi Stambollin të dielën, po planifikonte të arrastisej në Greqi, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Autoritetet turke njoftojnë se autorja e shpërthimit që u mori jetën 6 personave dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë, është një shtetase siriane e cila është trajnuar nga militantët kurdë. Policia turke tha në një deklaratë se e dyshuara hyri në vend përmes qytetit Afrin në Sirinë veriore pa dokumentacion për të kryer sulmin në zemër të qytetit më të madh të Turqisë.