Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me disa sulme raketore rus mëngjesin e 29 dhjetorit. Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që kanë sërish në shënjestër infrastrukturën kombëtare të Ukrainës. Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore kumbuan në të gjithë vendin.