Dy shqiptarë në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me kokainë. Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Policia italiane për të luftuar trafikun e drogës, u identifikuan dy banesa në lagjen Madonna di Campagna të Torinos. Në dalje të godinave u ndaluan dhe u identifikuan dy shtetas shqiptarë të dyshuar.