Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një shkollë fillore në Finlandë, ku një 12-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi me armë ndaj disa bashkëmoshatarëve të tij në shkollë duke vrarë 1 dhe plagosur 2 prej tyre. Të plagosurit u dërguan në spital, tha një zëdhënës i policisë për Reuters. Të shtënat ndodhën në shkollën Viertola në Vantaa, një periferi të kryeqytetit, Helsinki. Shkolla ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën dhe një staf prej 90 vetësh, sipas autoriteteve lokale.