Top News – 12 mijë metra nën ujë, sinjal shprese / Dëgjohen zhurma gjatë kërkimit për nëndetësen
21/06/2023 10:34

Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për një nëndetëse, e cila u zhduk përderisa po i dërgonte pesë persona te rrënojat e Titanikut. Por, në deklaratën e Rojës Bregdetare të SHBA-së nuk specifikohet se çfarë mund të kenë qenë zhurmat e dëgjuara. Megjithatë, kjo deklaratë jep një fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, pasi që atyre vlerësohet se u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për një ditë, nëse nëndetësja është ende në funksion. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se si ekipet mund të arrijnë te nëndetësja e humbur, që mund të jetë deri në 12.500 metra nën sipërfaqen e ujit. Të humbur në bordin e anijes janë piloti Stockton Rush, drejtori ekzekutiv i kompanisë që drejton ekspeditën. Në mesin e pasagjerëve të tij janë një aventurier britanik, dy anëtarë të një familje biznesi pakistaneze dhe një ekspert i Titanikut. Roja Bregdetare shkroi në Tëitter se një avion kanadez kishte “zbuluar zhurma nënujore në zonën e kërkimit”. Kërkuesit më pas dërguan një robot nënujor në atë zonë për kërkime. Sidoqoftë, këto kërkime “dhanë rezultate negative, por ato po vazhdojnë”. “Të dhënat nga avioni P-3 janë ndarë me ekspertët e marinës amerikane për analiza të mëtejshme, të cilat do të merren parasysh në planet e ardhshme të kërkimit”, tha Roja Bregdetare. Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada. Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme. Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas e nisin një zhytje tetëorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52