Ndonëse kanë kaluar 12 ditë që prej humbjes së kontakteve me familjarët, Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga I riu Mateo Lika. Top Neës mëson se polumbarët e forcave RENEA do të zhyten sërisht këtë të premte në ujërat e lumit Seman, për të kërkuar për trupin e të riut, pasi pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një aksidenti të mundshëm dhe si pasojë rënien në lumë. Gjithsesi, burime nga grupi hetimor nuk përjashtojnë mundësinë që 26-vjeccari të ketë pësuar aksident dhe të jetë larguar nga frika.