Në mungesë të dakordësisë për të dalë me një raport të përbashkët mbi kërkesën e demokratëve për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, për shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, PD e PS do të paraqesin 2 raporte të ndryshme. Top Neës ka siguruar raportin me të cilin demokratët do të kërkojnë në seancën plenare shkarkimin e Niko Peleshit, edhe pse nuk priten surpriza, për shkak të forcës së kartonit nga PS.