Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën ër shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të cilit i rendisin 11 shkelje të bëra në dy seanca të drejtuara prej tij, atë të votimit të ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit si dhe në seancën e së enjtes, ku Programi Qeverisës dhe kabineti qeveritar, u votua pa një prezantim dhe pa debat. Së pari Bardhi në shkresën e tij, sjell vendimet për Komisionet Parlamentare dhe ndryshimin e rregullores.