11 për qind e pajisjeve elektronike të identifikimit nuk punojnë në të gjithë vendin. Shifra u publikua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Bëhet fjalë për mbi 500 pajisje nga rreth 5200 në total. Në këto qendra votimi, KQZ ka urdhëruar kalimin te identifikimi manual i votuesve përmes listave emërore të printuara nga KZAZ-të. Komisioneri Celibashi tha se më shumë se problem teknik, në një pjesë të mirë bëhet fjalë për problem njerëzor dhe mungesë burimesh njerëzore.