Në ditën e 25 të sulmeve ruse mbi Ukrainën, presidenti Volodymir Zelensky, ka vijuar me masat kundër avancimit të pushtuesit. Një ndër masat e marra së fundi ka të bëjë me partitë vendase të lidhura me Kremlinin. Zelensky ka njoftuar të dielën se aktiviteti i 11 partive të vendit, disa prej të cilave kanë lidhje me Moskën, do të limitohet dhe do të vendoset nën kontroll.