Jordan "Orce" Kamçev, një nga emrat më të përfolur në Maqedoninë e Veriut, është liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh. Vendimin për lirimin e Kamçevit, bashkëpronar i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera, e mori Gjykata e Apelit, pasi e ka vlerësuar si të mjaftueshme shumën e ofruar si garanci për të mos u arratisur.