Autoritetet greke kanë arrestuar dy emigrantë shqiptarë në Nea Halkidona, pasi dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale që ka kryer 11 grabitje me armë në kioska dhe pika karburantesh. Sipas mediave greke, banda kryente grabitje të armatosura edhe në biznese apo parkingje private në zona të ndryshme të Atikës.